Zbulohet klauzola, Milani i tremb klubet e interesuara për Rafael Leao

Zbulohet klauzola, Milani i tremb klubet e interesuara për Rafael Leao

10:01, 24/05/2022

Milan synon ta blindojë yllin e sulmit, Rafael Leao. I shpallur MVP i sezonit në Serie A, portugezi ka shumë oferta.

Gjithsesi Milani mbrohet me një klauzolë të fortë, 150 milionë euro. Është zbuluar vetëm tani dhe e raporton gazetari Daniele Longo.

Në dyert e Jorge Mendes kanë trokitur shumë klube për informacion, por klauzola e lirimit i frenon ato dhe vetë agjentin e njohur. Milani nga ana tjetër ka besim se do të arrijë të nënshkruajë një kontratë të re, deri më 30 qershor 2026, dy vite më shumë se aktualja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco