‘Shkojmë në Tiranë’/ Roma publikon foton e eksodit masiv një ditë para finales në ‘Air Albania’

‘Shkojmë në Tiranë’/ Roma publikon foton e eksodit masiv një ditë para finales në ‘Air Albania’

09:36, 24/05/2022

Më 25 maji, në Tiranë, do të luhet finalja e parë Europiane, ajo e Conference League. Një ngjarje e madhe për vendin tonë që nuk është mësuar me evente të tilla madhore.

Roma do të përballet me Feyenoord këtë të mërkurë në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”, ndërsa prej ditësh tashmë në Tiranë ka filluar dyndja e tifozëve italianë, atyre holandez, por edhe nga vendet e tjera të botës, ku dy skuadrat në fjalë kanë mbështetës.

Tashmë sytë janë të kthyer nga aeroporti Nënë Tereza, ku gjatë ditës së sotme priten të mbërrijnë dy skuadrat finaliste.

 

Klubi i Romës ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të treguar se sa shumë mbështetës të “verdhekuqve” do të vijnë në Shqipëri. Roma ka publikuar në rrjetet sociale një foto të eksodit të shqiptarëve në vitet 90’, dhe krahas saj shkruan: “Shkojmë në Tiranë” (Andiamo a Tirana).

Në këtë formë ata kanë vendosur tifozerinë e tyre në vendin e qytetarëve shqiptarë, që mbushën tragetet që udhëtonin drejt Italisë sapo në vendin tonë u rrëzua komunizmi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco