VIDEO/ Marash Kumbulla, mesazh tifozëve shqiptarë: Po vij në shtëpi, na mbështetni sa më shumë!

VIDEO/ Marash Kumbulla, mesazh tifozëve shqiptarë: Po vij në shtëpi, na mbështetni sa më shumë!

22:07, 23/05/2022

Marash Kumbulla padyshim do të jetë protagonist special i finales së Ligës së Konferencës që Roma e tij luan në Tiranë ndaj Feyenoord.

Ndaj edhe në klubin roman po mundohen që të përdorin sa më shumë imazhin e mbrojtësit në mënyrë që të kenë mbështetjen edhe të tifozëve shqiptarë në stadium.

Kështu, nëpërmjet rrjeteve sociale, Kumbulla ka publikuar një mesazh të qartë për tifozët shqiptarë.

“Po vij në shtëpi, ju pres në stadium në “Air Albania” në Tiranë. Na mbështetni sa më shumë dhe forca Roma”, ishin fjalët e mbrojtësit shqiptar i cili shfaqej fillimisht me fanellën e përfaqësueses shqiptare dhe më pas me atë të Romës në këtë video të shkurtër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco