Ten Hag prezantohet te Manchester United, ja çfarë thotë për Cristiano Ronaldon

Ten Hag prezantohet te Manchester United, ja çfarë thotë për Cristiano Ronaldon

18:46, 23/05/2022

Erik ten Hag këmbëngul se Cristiano Ronaldo mund të ketë një rol në ekipin e tij të Manchester United sezonin e ardhshëm.

Ten Hag u prezantua pasditen e sotme nga “Djajtë e Kuq” në një konferencë për shtyp në “Old Trafford” dhe e ardhmja e Ronaldos ishte patjetër një temë diskutimi.

37-vjeçari shënoi 24 gola në sezonin e tij të parë në Angli pas rikthimit dhe Ten Hag sqaroi shkurtimisht se Ronaldo mund të jetë një aset për United nën drejtimin e tij.

“Sigurisht,” tha Ten Hag. Kur u pyet se çfarë mund të sillte Ronaldo, Ten Hag shtoi: “Gola”.

Më pas u sugjerua që Ronaldo mund të merrte më shumë rol udhëheqës në vitin e fundit të kontratës së tij.

“Unë do të flas fillimisht me Ronaldon përpara se të flas me ty”, u përgjigj Ten Hag.

Në një konferencë shtypi 20-minutëshe, Ten Hag dha pak nga planet e tij për skuadrën e United sezonin e ardhshëm dhe theksoi se do të nxirrte përfundimet nga analiza e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco