VIDEO/ Shihni si është transformuar ‘Air Albania’, pamje nga dhoma e zhveshjes e Romës

VIDEO/ Shihni si është transformuar ‘Air Albania’, pamje nga dhoma e zhveshjes e Romës

18:09, 23/05/2022

Më datë 25 maj, të mërkurën në mbrëmje, Tirana dhe “Air Albania” do të jenë në qendër të vëmendjes pasi luhet finalja e Conference League mes Feyenoord dhe Romës.

Sakaq, prej disa kohësh stadiumi “Air Albania” i është nënshtruar disa ndryshimeve për t’u përshtatur me atmosferën e finales europiane.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Supersport, gazetari Elvis Rexha tregon ndryshimet në ambientet e stadiumit “Air Albania” dhe dhomën ku do të qëndrojë skuadra e Romës.

Dhoma e zhveshjes është gati, teksa nuk mungojnë edhe emrat e dedikuar të lojtarëve, sigurisht ku bie në sy emri i Marash Kumbullës.

Sakaq, në “Air Albania” gjendet edhe trofeu i Conference League, trofe për të cilin Feyenooord dhe Roma do të përplasen të mërkurën në mbrëmje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco