VIDEO/ Dështoi në transferimin e Mbappe-s, tifozët e Barçës tallen me ata të Realit

VIDEO/ Dështoi në transferimin e Mbappe-s, tifozët e Barçës tallen me ata të Realit

14:10, 22/05/2022

Pritej të ishte transferimi më i bujshëm i merkaton së verës, por Real Madrid dështoi në nënshkrimin me Kylian Mbappe.

Gjithçka dukej e përfunduar, pasi njerëz brenda klubit të Realit kishin folur. Dje gjërat ndryshuan. Sulmuesi bëri prapaktheu dhe vendosi të rinovojë kontratën me PSG për 3 vite të tjera.

Ky është lajmi më i bujshëm që po komentohet gjerësisht në botën e futbollit. Tifozët madrilenë janë më të prekurit, pasi prisnin të kishin potencialin 23- vjeçar në ekipin e zemrës. Ndërsa tifozët rival janë më të gëzuarit.

Madje mbështetësit e Barcelonës janë shfaqur në rrugët e qytetit duke festuar rinovimin e Mbappes me PSG. Normalisht që kënaqësi qëndron se fituesi i Kupës së Botës në vitin 2018 nuk do luajë me rivalët e përjetshëm. “Ku është Mbappe”, këndojnë ata shumë të gëzuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco