Zyrtare/ Milionat bindin Kylian Mbappe, ylli francez rinovon kontratën me PSG-në

Zyrtare/ Milionat bindin Kylian Mbappe, ylli francez rinovon kontratën me PSG-në

21:13, 21/05/2022

Kylian Mbappe ka vendosur të rinovojë kontratën me PSG dhe tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga kampionët e Francës. Në vijim pritet të ketë informacione të sakta mbi detajet e marrëveshjes.

Skuadra pariziane tashmë është e qetë duke pasur një nga futbollistët më të mirë në botë, pas gjithë telenovelave për të ardhmen e tij.

Sulmuesi ka nënshkruar deri më 30 qershor 2025 dhe do të përfitojë 120 milionë euro bonus nënshkrimi, si dhe 50 milionë euro pagë.

PSG ndërkohë ia ka plotësuar kërkesën që të drejtat e imazhit t’i menaxhojë vetë të gjitha.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco