Djali i Robin van Persie nënshkruan kontratën e parë si lojtar profesionist

Djali i Robin van Persie nënshkruan kontratën e parë si lojtar profesionist

18:52, 17/05/2022

Feyenoord Rotterdam zyrtarizoi të hënën kontratën e parë profesionale të djalit të Robin, Shaqueel van Persie. Sulmuesi holandez 15-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2025 me klubin e Roterdamit. Babai i tij gjithashtu mban një post në klubin holandez, pasi ishte trajner i të rinjve që nga vera e kaluar.

“Është një ditë shumë e veçantë për mua. Feyenoord është si një shtëpi e dytë. Tifozët, stadiumi, gjithçka është madhështore këtu. Ëndrra ime është të luaj në De Kuip dhe të kemë sukses”, tha i riu kur nënshkroi kontratën e tij. Shaqueel van Persie, i cili kaloi nga Manchester City dhe Fenerbahçe, tashmë është kapiten i skuadrës U16 të Feyenoord.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco