Messi te Barcelona? Babai i yllit argjentinas ringjall shpresat e tifozëve katalanas

Messi te Barcelona? Babai i yllit argjentinas ringjall shpresat e tifozëve katalanas

18:46, 16/05/2022

Messi nuk shkëlqeu në sezonin e tij të parë larg Barcelonës dhe ai është ende shumë i lidhur me skuadrën e cila e bëri legjendën që është sot.

Edhe pse operacioni është i paaritshëm për blaugranat, mjaftoi një fjali nga babai  i Messit për t’i bërë fansat të ëndërrojnë.

Messi nuk pranoi rinovimin me Barcelonën vetëm që klubi të kishte të ardhura të konsiderueshme për sezonin e ardhshëm, por e vërteta është se të dyve i mungon njëri-tjetri.

Por babai i tij e ka bërë dhe më të gjallë një rikthim të mundshëm të lojtarit më të mirë në botë te Barcelona.

Ai është pyetur në aeroport “ a do të kthehet Messi në Barcelonë?”, ai përgjigjet: “ndoshta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco