Jurgen Klopp refuzoi disa herë Bayern Munich

Jurgen Klopp refuzoi disa herë Bayern Munich

12:35, 15/05/2022

Më 28 maj, Liverpool luan në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, dy javë pas finales së Kupës FA të luajtur ditwn e djeshme kundër Chelseat. “Tw kuqtw” kanë ende shanse pwr tw fituar katwr trofe falë fitores në finalen e FA Cup dhe garës pwr triumfin e Premier League, ku janë tre pikë pas Manchester City. Sido që të jetë fundi, sezoni ka qenë shumë i mirë për klubin anglez dhe është mjaft e logjikshme që Jurgen Klopp rinovojw kontratën deri në vitin 2026 .

Megjithatë, ai ka pasur oferta, siç zbuloi për The Atletic , duke përfshirë nga Bayern Munich në periudha të ndryshme. “Unë mund të kisha shkuar te Bayern disa herë. Mund të kisha fituar më shumë tituj në jetën time, jam shumë i sigurt. Unë isha nw kontratw me Liverpool dhe nuk pranova kurrw tw shkoja te Bayern.”

I lumtur në Liverpool ku ka pasur suksese dhe ka joshur të gjithë vëzhguesit, gjermani duket i gatshëm për të vazhduar aventurën edhe për shumë vite të tjera.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco