Ish-kampioni i tenisit do të vuajë dënimin në burgun më famëkeq të Londrës

Ish-kampioni i tenisit do të vuajë dënimin në burgun më famëkeq të Londrës

12:10, 02/05/2022

Asnjë trajtim preferencial nga drejtësia britanike për Boris Becker.

Ish-kampioni i tenisit i cili fitoi Grand Slamin e tij të parë në Wimbledon kur ishte vetëm 17 vjeç, pas dëminimit për mashtrim do të mbyllet në burgun Wandsworth të Londrës, i konsideruar si një nga më të këqinjtë në kryqytetin britanik.

Qelitë e ngushta dhe me lagështirë, Wandsworth është shpesh shtëpia e të burgosurëve të dhunshëm ose të të sëmurëve mendorë, si dhe të varurve nga dorga dhe tregtarëve të drogës.

Pa folur për minjtë, të cilët duket se janë të shumtë në qelitë dhe korridoret e burgut Viktorian.

Duket se qelitë janë aq të errëta, saqë disa të burgosur, kur dalin jashtë për orën e ajrit, luftojnë të mësohen me rrezet e diellit. 

Përleshjet mes të burgosurve janë të zakonshme, aq sa oficerët e burgut shpesh detyrohen të përdorin forcën për t'i shuar, shkruan media britanike Dailymail.

Një ish i dënuar për mashtrime tatimore ka folur për median britanike.

Ai është shprehur se  ajo që e bën situatën të pajetueshme është mbi të gjitha zhurma: britmat, rënkimet, frymëmarrjet e gulçuara të të burgosurve të tjerë. 

Një sekuencë e pafund tingujsh dhimbjeje, vuajtjesh, çmendurie që shkaktojnë ankth, trishtim, tmerr të pafund. 

Me të mbërritur në burg çanta e Beckerit, siç ndodh me të gjithë të burgosurit e tjerë është kontrolluar, ish-kampioni u mor në pyetje nga psikologët e burgut për të kuptuar nëse rrezikonte vetëvrasje.

Kujtojmë që Boris Becker u dënua nga gjykata britanike me 30 muaj burg për fshehjen e 2.5 milion stërlianave asete për të shmangur pagesën e borxheve.

 


 

Burgu pranë Ëimbledon

- Dhe, nëse për momentin tenisti ka një qeli personale, ai së shpejti mund të zhvendoset në një të përbashkët: banjë e hapur dhe pa privatësi. "Akomodimi" i ri i ish-kampionit është jo shumë larg tempullit të tenisit, Ëimbledon, ku Becker filloi ngritjen e tij në botën e tenisit në vitin 1985, duke mposhtur australianin Pat Cash. Për ta "ngushëlluar" atë vetëm fjalët e së bijës, Anna Ermakova, e cila tha për një televizion gjerman: "Nuk është e drejtë që babai im të burgoset me fajtorët e krimeve shumë më të rënda. Babi, shpresoj të të përqafoj sa më shpejt. sa më shumë të jetë e mundur". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco