Shehi: Jemi në një fazë delikate, shpresoj të mos ndikojnë mungesat

Shehi: Jemi në një fazë delikate, shpresoj të mos ndikojnë mungesat

12:15, 11/03/2022

Të shtunën luhet klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe  Vllaznisë në “Loro Boriçi”, në orën 16:45, takim i vlefshëm për javën e 25-të të Abissnet Superiore.

Një takim shumë i rëndësishëm ky për të dyja skuadrat ku bardheblutë e Orges Shehit kërkojnë pikët për titullin kampion, ndërsa kuqeblutë e Thomas Brdaric tentojnë pikët e europës.

Për këtë përballje në konferencën për shtyp ka dalë edhe tekniku i kryeqytetasve, i cili foli për takimin, ndërsa preku edhe disa çështje të tjera sa i përket skuadrës.

“Pas derbit të qytetit kemi derbin e Shqipërisë. Janë dy skuadra me traditë dhe cilësi, do të jetë një ndeshje kualitative. Situata është e mirë, nesër kemi edhe mungesa të ditura për shkak kartonash. Po e trajtojmë si një ndeshje që do vlerësim maksimal dhe mendje të ftohtë. Kur ke mendje të ftohtë, edhe vendimet merren të duhurat, sepse futbolli për mendimin tim është vendimmarrje.

Shpresoj të mos ndikojnë mungesat, por skuadra e ka shprehur se nuk është e varur nga individët. Janë mungesa me peshë, janë lojtarë të formacionit bazë dhe të rëndësishëm, por duhet që skuadra të mos varet nga individët, të varet nga grupi.

Vllaznia? Ka qenë ndeshja e parë e këtij fillim viti, por kanë kaluar shumë ndeshje, skuadra ka marrë formën më të mirë. E përsëris: skuadra do të jetë ashtu siç ka qenë në 90% të periudhës që kemi luajtur, nesër do të jetë ndeshje krejtësisht tjetër.

Ne vijmë pas një periudhe të mirë, e kemi treguar me lojë dhe me pikë. Tani vjen faza e fundit e kampionatit dhe përqendrimi duhet të jetë maksimal. Tani merren frytet e sezonit, është faza më delikate, sepse je pranë objektivave. Ndeshjet marrin një këndvështrim tjetër, pasi të gjithë skuadrat luftojnë për objektiva.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco