Lufta në Ukrainë, Salihamidzic: Më kujtohet fëmijëria, periudha më e keqe e jetës

Lufta në Ukrainë, Salihamidzic: Më kujtohet fëmijëria, periudha më e keqe e jetës

14:34, 01/03/2022

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, komentoi përvojat e tij të këqija dhe ishte dukshëm emocional teksa foli për luftën në Ukrainë, e cila i kujtoi atij periudhën e agresionit kundër BiH.

Pushtimi rus i Ukrainës ngjalli kujtime të këqija për Salihamidzic, i cili si 15-vjeçar iu desh të linte atdheun e tij në vazhdën e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në kërkim të një jete më të mirë.

Përpara ndeshjes kundër Eintracht Frankfurt, drejtori sportiv i Bayernit tha se ai thjesht nuk besonte se gjëra të tilla po ndodhnin në Evropën e shekullit të 21-të.

"Fakti që përjetova luftën është periudha më e keqe që mund të përjetoni," tha Salihamixhiç për "Sky", duke iu referuar udhëtimit të tij nga BiH në Gjermani.

“Thjesht nuk e besoj se në mes të Europës po ndodh agresioni në këtë kohë. Jam i shokuar si gjithë të tjerët dhe shpresoj që kjo të ndalet së shpejti”.

Para ndeshjes në Frankfurt, ashtu si në ndeshjet e tjera të Bundesligës, u mbajt një minutë heshtje në kujtim të viktimave të luftës në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco