Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Bayern nis bisedimet me Ajax, Gravenberch shënjestrohet nga klubet evropiane

Bayern nis bisedimet me Ajax, Gravenberch shënjestrohet nga klubet evropiane

16:32, 20/02/2022

Ryan Gravenberch është njëri nga talentet më të mëdhenj në Evropë, e që ka shkëlqyer vitet e fundit me Ajaxin, i cili është kthyer në prioritetin e Bayern Munich.

19-vjeçarit i skadon kontrata  me Ajax në verën e vitit 2023 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin e saj, duke bërë që Ajaxi të vendos shitjen e tij.

Mediat kanë raportuar se Bayern Munich është futur në bisedime me Ajaxin për transferimin e talentit të madh. Agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka vendosur që ta largojë holandezin nga Ajaxi dhe skuadrat e mëdha janë vënë në lëvizje për të.

Përpos Bayernit, në garë për lojtarin janë edhe skuadra tjera të mëdha si Barcelona, Chelsea, Manchester United e Juventus. Gjithsesi Ajaxi synon që nga shitja e xhevahirit të tyre të fitojë rreth 30 milionë euro. Këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje zyrtare ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në katër të tjerë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco