VIDEO/ Luftëtari i UFC-së 'vë në gjumë' rivalin me nokautin e tmerrshëm, pamja e fytyrës zbulon forcën e goditjes

VIDEO/ Luftëtari i UFC-së 'vë në gjumë' rivalin me nokautin e tmerrshëm, pamja e fytyrës zbulon forcën e goditjes

15:34, 20/02/2022

Luftëtari brazilian i UFC-së, Johnny Walker, pësoi një nokaut shkatërrues në një duel kundër Yamahala Hill dhe një foto e fytyrës së tij u bë hit në rrjetet sociale.

Në raundin e parë të eventit kryesor të UFC Fight Night në Las Vegas, Hill me nofkën "Ëndrrat e ëmbla" e rrëzoi brutalisht Walkerin, duke justifikuar pseudonimin e tij.

Hill i dha brazilianit një goditje të fuqishme në kokë, pas së cilës Walker ra në dysheme. Mënyra se si u rrëzua luftëtari brazilian shkaktoi reagime të shumta dhe përdoruesit e rrjeteve sociale e cilësuan si një ngjarje nga filmat vizatimorë.

Në momentin e nokautit, teksa Walker-i i përgjumur ishte shtrirë në dysheme, vëmendje të veçantë tërhoqi pamja e fytyrës së tij, e cila në një moment u deformua nga forca e goditjes.

Pasi erdhi në vete, Walker e përqafoi Hillin dhe e uroi për fitoren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco