Juventusi nuk ndalet, planifikon tre blerje të reja

Juventusi nuk ndalet, planifikon tre blerje të reja

12:30, 04/02/2022

Juventusi bëri dy goditje në merkaton e janarit, duke blerë Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria.

Tani në kampin bardhezi po mendojnë për merkaton e verës dhe “Corriere di Torino” liston emrat e tre futbollistëve që po ndiqen me interes.

Frenkie De Jong është njëprej emrave që dhe Barcelona do ta merrte në konsideratë shitjen e tij, duke parë problemet financiare që ka.

Youri Tielemans i Leicester është një tjetër futbollist i cili po vëzhgohet nga Juve, autor i 5 golave dhe dy asistove në 16 ndeshje në Premier League. Ryan Gravenberch mbetet gjithashtu një dëshirë e Juventusit.

I cilësuar si pasuesi i Paul Pogba, lojtari i Ajax ka luajtur 20 ndeshje në Holandë dhe ka realizuar një gol e tre asiste këtë sezon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco