Xavi e kërkon në ekip, Barcelona shumë pranë transferimit të Oscar

Xavi e kërkon në ekip, Barcelona shumë pranë transferimit të Oscar

12:49, 21/01/2022

Ditë më parë pushtoi mediat lajmi se Oscar mund të transferohet te Barcelona. Braziliani që është aktivizuar më parë te Chelsea është kërkuar nga Xavi dhe mundësia që ai të afrohet te klubi katalanas është shumë e lartë. 

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë braziliani. Ai dha një intervistë të gjatë për “TNT Sports Brasil” ku ndër të tjera foli edhe për merkaton dhe të ardhmen e tij. 

“Barcelona dhe Shangai janë duke diskutuar. Ka interes dhe ka pasur kontakte. Barça, megjithatë, po kalon një periudhë të vështirë. Ka probleme në regjistrimin e lojtarëve për shkak të kufirit të pagës. Më duhet të flas edhe me klubin tim, ndoshta mund të bëhet në fund të sezonit,” përfundoi Oscar. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco