Mjaftoi një puthje në buzë me vajzën e tij që rrjeti të shpërthente kundër David Beckham

Mjaftoi një puthje në buzë me vajzën e tij që rrjeti të shpërthente kundër David Beckham

16:41, 18/01/2022

David Beckham ka rindezur një debat, pasi postoi një foto në të cilën i jep një puthje në buzë vajzës së tij 10 vjeçare.

“Babi dhe Princesha Leia patën një shëtitje të bukur këtë mëngjes”, shkruan Backham në dy foto të tij dhe vajzës Harper.

 

Pavarësisht se kishte një shprehje disi humoristike në foto, e cila sugjeron se Beckham ishte i vetëdijshëm se cila do të ishte përgjigjja ndaj puthjes, shumë individë ndanë shqetësimin e tyre në lidhje me atë çfarë shohin.

“Pse e puth vajzën në buzë? Është e çuditshme dhe e papërshtatshme”, komentoi një ndjekës.

 

“Edhe pse është shumë gjest i ëmbël, ju lutemi mos e puthni vajzën tuaj në buzë”, tha një tjetër.

Dikush tjetër i komentoi: “Mjaft me puthjet në buzë!”

 

Sipas një kritiku tjetër, Beckham duhet ta “tregojë dashurinë e tij” duke “puthur në ballë, faqe, etj”, por jo në buzë, sepse vajza e tij “nuk është më bebe dhe puthjet në buzë janë të papranueshme”.

Në përgjigje të kritikave për prindërimin e Beckham, shumë dolën në mbrojtje të babait të katër fëmijëve, me disa që vunë në dukje se ata shpesh i puthim anëtarët e familjes së tyre në buzë.

 

Kjo nuk është hera e parë që Beckham është përfshirë në polemika për zgjidhjen e tij për të puthur vajzën në buzë.

Në vitin 2017, Beckham nxiti reagim ndaj një fotoje të tij duke puthur vajzën e tij, atëherë pesë vjeçare gjatë një bisede në “Facebook Live”, ku ai vuri në dukje se ishte kritikuar shpesh për këtë sjellje dhe theksoi se e bënte gjithnjë me fëmijët e tij.

 

Megjithatë, kritikat nuk e kanë penguar Beckham-in.

Sipas ekspertëve të zhvillimit të fëmijëve, sjellja nuk është diçka që duhet etiketuar “e papërshtatshme”.

 

Ollwyn Moran, terapist i zhvillimit neurologjik dhe CEO i Cognikids tha për “The Independent”: Të tregosh dashuri ndaj fëmijës është e rëndësishme, ka shumë studime shkencore që nxjerrin në pah rëndësinë e kësaj. Për më tepër, ajo që më shqetëson më shumë është fakti që kjo sjellje seksualizohet. Pse?!”

 

Psikologia e fëmijëve, Dr. Fiona Martin gjithashtu ka rënë dakord, pasi ajo më parë tha se shfaqja e prindëritmit është ‘e bukur’ dhe se ‘çdo gjë që promovon lidhjen emocionale është e mirë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco