Hazard drejt largimit, kartoni i futbollistit pëson rënie të frikshme

Hazard drejt largimit, kartoni i futbollistit pëson rënie të frikshme

12:37, 18/01/2022

Eden Hazard ka deklaruar se nga dëshiron që të largohet nga Reali i Madridit gjatë merkatos së janarit dhe këto fjalë kanë rikthyer vëmendjen tek ish-lojtari i Chelseat. 

Sipas asaj që shkruan "Mundo Deportivo", belgu është mërzitur nga zëvendësimet e vazhdueshme të teknikut Carlo Ancelotti dhe kërkon që të mbyllë aventurën me klubin spanjoll, pas 2.5 sezonesh, ku paraqitjet kanë qenë nën pritshmërinë. 

Paraqitjet e dobëta kanë bërë që vlera e kartonit të tij në treg të pësoj një rënie të frikshme, pasi aktualisht Hazard vlen 18 milion euro. 

Një shifër e njëjtë me atë të vitit 2011, kur lojtari (tashmë 31-vjeçar) luante te Lille dhe konsiderohej si një nga të rinjtë më premtues të futbollit europian. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco