Djokovic nuk gjen qetësi, SHBA e shpall ‘non grata’

Djokovic nuk gjen qetësi, SHBA e shpall ‘non grata’

11:03, 18/01/2022

Tenisti serb, Novak Djokovic nuk po gjen qetësi pas ngjarjeve të ndodhura së fundi në Australi, teksa u përjashtua përfundimisht nga turneu “Australian Open”. 

Por jo vetëm kaq për shkak të mos vaksinimit të tij ai mund të penalizohet të mos marri pjesë edhe në turne të tjera, duke qenë një dështim i madh për të dhe gjithë botën e tenistit. 

Dy turnetë kryesore që zhvillohen në pranverë, ai i Indian Uells dhe Majemi, kanë vendosur gjithashtu rregulla fikse për sa i përket çështjes së vaksinimit të detyrueshëm. 

Në këtë situatë pritet që e njëjta situatë të ndodhë edhe në US Open duke nxjerrë praktikisht “non grata” tenistin serb në të gjitha aktivitetet në SHBA. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco