FOTO/ Lojtari goditet nga një shufër, pezullohet derbi i Seviljes

FOTO/ Lojtari goditet nga një shufër, pezullohet derbi i Seviljes

08:29, 16/01/2022

Derbi spanjoll mes Betis dhe Sevilla është prezulluar për shkak të një incidenti të rëndë.

Nga shkallët e stadiumit ‘Benito Villamarin’ është lëshuar nga tifozët një shufër, që goditi lojtarin e Sevilla, Joan Jordan. Pasi foli për disa minuta me personat përgjegjës për sigurinë në stadium, arbitri vendosi që të ndërpresë ndeshjen, kur rezultati ishte 1-1.

Edhe pse fillimisht futbollisti dukej se nuk kishte dëmtime të rënda, pas disa minutash u shtri në tokë me marrje mendsh.

Ish-arbitri Iturralde González tha për ‘AS’: ‘Nëse është shufër hekuri, ndeshja nuk mund të vijojë. Po nëse shufra e godiste në kokë? Kur goditet arbitri, e ndërpresim ndeshjen, por kur goditet një lojtar, vazhdojmë. Nuk shkon kështu, kjo ndeshje duhet pezulluar. Imagjino t’i kishte nxjerrë syrin. Nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë’.

Ndeshja Betis-Sevilla ishte e vlefshme për 1/8 e Kupës së Mbretit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco