Vetëm 14 vjeç, talenti nga Bregu i Fildishtë bëhet lojtari më i ri në historinë e MLS

Vetëm 14 vjeç, talenti nga Bregu i Fildishtë bëhet lojtari më i ri në historinë e MLS

09:56, 15/01/2022

Vitet e fundit, klubet e futbollit nuk kanë hezituar të firmosin me lojtar gjithnjë e më të rinj. Mbrëmjen e së premte është thyer një rekord i ri në MLS. I riu Axel Kei ka nënshkruar me klubin Real Sale Lake, duke u bërë lojtari më i ri në histori që firmos në MLS në moshën 14 vjeç e 15 ditë.

Sulmues i lindur më 30 dhjetor 2007, pra, thyen rekordin e Freddy Adu. “Gjatë vitit të kaluar, Axel e ka treguar veten se është një sulmues me prespektivë. Prirja para portës ​​është përtej viteve të tij. Me shumë gjasa ai do të bëhet një prej golashënuesve më të mirë në kampionatin tonë”, tha shefi ekzekutiv i Sale Lake, Elliot Fall.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco