Lajmi i fundit

VIDEO/ Policia sulmon protestuesit, disa të lënduar rëndë

Lorenzo Insigne si Del Piero, mund të provojë eksperiencën amerikane

Lorenzo Insigne si Del Piero, mund të provojë eksperiencën amerikane

14:26, 16/12/2021

Lorenzo Insigne mund të konsiderohet pa frikë si një legjendë e Napolit, teksa prej vitit 2010 është pjesë e të kaltërve duke mbajtur shiritin e kapitenit, por edhe numrin special 10 të veshur dikur nga vetë Diego Armando Maradona.

Megjithatë, një lidhje kaq speciale duket se nuk është e mjaftueshme që palët të gjejnë akordin për çështjen e rinovimit.

Aktualisht, 30-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës dhe në verën e ardhshme del një futbollist i lirë, pas asnjë detyrim ndaj klubit.

Insigne ka qenë i vendosur në kërkesat e tij për drejtuesit teksa pretendon një kontratë 4-vjeçare me pesë milionë euro në sezon, ndërsa klubi është ndalur në një ofertë prej 3.5 milionë eurosh.

Sakaq, agjenti i lojtarit, Vincenzo Pisacane, thekson se ende nuk ka biseduar me asnjë klub për të ardhmen e Insigne, por këtë mund ta bëjë duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm, ndërsa shton se nuk e përjashton një eksperiencë në MLS amerikane, ashtu siç ka bërë në të kaluarën edhe Del Piero.

“Nuk kam pasur kontakt me asnjë klub, por kjo mund të ndryshojë duke nisur nga data 2 shkurt. Insigne e dashuron Napolin, por jemi shumë larg të gjeturit një akord me klubin.

Propozimi nga Toronto? Një eksperiencë në MLS si Del Piero është një mundësi konkrete, por do të shohim pas janarit”, u shpreh Pisacane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco