'Çika jonë e artë', Osmani: Majlinda me të drejtë konsiderohet heroinë e Kosovës

'Çika jonë e artë', Osmani: Majlinda me të drejtë konsiderohet heroinë e Kosovës

19:07, 06/12/2021

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi sot në një ceremoni shtetërore i ka dhënë fund karrierës në sportin e xhudos.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për nder të xhudistes ka organizuar një ceremoni shtetërore.

Osmani në ceremoni ka thënë se Majlinda Kelmendi cilësohet me të drejtë heroinë e Kosovës.

“Ajo me të drejtë cilësohet si legjendë e sportit të xhudos. Me të drejtë konsiderohet heroinë e Kosovës. Me tri dekada të jetës së saj, Majlinda u bë fytyra e Kosovës së sotme, që e bëri shtetin tonë të tillë çfarë e duam. Flamuri kaltër e verdhë valojë majave karshi flamujve të shteteve më të mëdha anekënd globit fal Majlindës”, ka thënë Osmani.

Tutje, presidentja e Kosovës ndër të tjera shtoi se falë Majlinda Kelmendit, flamuri i shtetit të Kosovës valoi në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

“Ka fituar çdo gjë që mund të fitohet. Falë përkushtimit te saj, flamuri i Republikës së Kosovës valoi në Rio. Pa Majlinden dhe perkushtimin e saj, sot nuk do ta kishim as Distrian e Noran. Ajo dëshmoi se nuk ka shtete të vogla që nuk mund të kenë sukses”, tha presidentja Osmani.

Majlinda Kelmendi u dekorua me urdhin “Shotë Galica”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco