Xavi këshillon ekipin: Bayerni është finale më vete, duhet të...

Xavi këshillon ekipin: Bayerni është finale më vete, duhet të...

11:04, 04/12/2021

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, është shfaqur i qetë dhe i kënaqur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Betisit.

Ai e sheh me optimizëm punën e bërë që nga momenti i uljes në stolin e Barçës.

Duke qëndruar me këmbë në tokë, ai është shprehur se mbetet ende shumë punë për të bërë. Mes të tjerave, në konferencë ai ka folur edhe për sfidën në Champions kundër Bayernit të mërkurën e ardhshme në Mynih.

 “Nuk ka ndeshje të lehta, të gjitha janë të rëndësishme, të gjitha të vështira. Bayerni është një finale më vete, por fillimisht kemi finalen në kampionat kundër Betisit. Ndaj është e kotë të flasim për Bayernin kaq shpejt”.

“Barça synon të fitojë gjithnjë gjithçka. Ne duhet ta ngulisim në kokën e lojtarëve një gjë të tillë. Kështu është futbolli dhe kjo vlen edhe më shumë te Barcelona.

Llogaritë do t’i bëjmë në fund”, përfundoi Xavi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco