Tuchel injoron ‘Topin e Artë’: Kam shumë dyshime për çmimet individuale

Tuchel injoron ‘Topin e Artë’: Kam shumë dyshime për çmimet individuale

11:16, 01/12/2021

Thomas Tuhel do të marrë një vendim të minutës së fundit për aktivizimin e treshes së Chelseat, Jorzginho-James-Werner në sfidën e sotme të Premier Ligës kundër Watford.

Trajneri i kryesuesve të Premier Ligës lajmëroi në konferencën për shtyp se tre lojtarët e tij u stërvitën ditën e martë, por do të vendoset vetëm në fund për grumbullimin e tyre për transfertën në “Vicarage Road”.

Blutë e Londrës hyjnë në muajin e ngjeshur festiv në krye të klasifikimit, por me Çiluell, Kovaçiç dhe Kante të dëmtuar, tekniku gjerman do të bëjë shumë kujdes me zgjedhjet e tij në javët e ardhshme:

“Do të jetë sfiduese, por gjëja pozitive është se ka qenë sfiduese edhe më parë. Ne nuk e ndryshojmë rutinën tonë, ne kemi një komunikim të afërt me stafin mjekësor dhe departamentin e fitnesit dhe përpiqemi të parashikojmë ngarkesën e lojtarëve. Do të vlerësojmë ndeshje pas ndeshjeje. Ne nuk kemi frikë të bëjmë rrotacion. I besojmë të gjithë skuadrës”.

“TOPI I ARTË” – Kampionët e Europës kishin konkurrentë në çdo kategori të çmimit prestigjioz, por Jorginho zuri vendin më të lartë, atë të podit, pas Mesit dhe Levandovskit.

Chelsea sigurisht që fitoi çmimin debutues të skuadrës më të mirë të vitit, por Tuchel u rezervua të fliste hapur kundër fituesit.

“Për mua nuk kanë shumë rëndësi këto çmime. Kam shumë dyshime për çmimet individuale. Ky sport është shumë kompleks, ka lidhje me fatin. Është një sport grupi dhe asnjë lojtar nuk e fiton dot një ndeshje i vetëm.

A u surprizova që nuk e fitoi Leva? Do të marr të drejtën time për të mos pasur një opinion për këtë. Ne kishim një lojtar tonin (Jorginho) që fitoi trofe të rëndësishëm.

Nuk do të kishte qenë surprizë nëse ai do ta fitonte. Por është një zgjedhje dhe duhet ta pranosh, të pëlqen apo jo. Jeta vazhdon të rrjedhë normalisht pas asaj që ndodhi të hënën. Lojtarët e mi u surprizuan që Leva nuk e fitoi vitin e shkuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco