Pritet kthesë? BILD: Lewandowski mund ta marrë Topin e Artë

Pritet kthesë? BILD: Lewandowski mund ta marrë Topin e Artë

10:08, 01/12/2021

“Pas këtyre votimeve, nuk e kuptoj më botën”.

Kështu tha legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaeus pas vendimit për Topin e Artë.

Gazeta gjermane BILD vazhdon ta quajë një vendim skandaloz, duke theksuar se Lionel Messi fitoi Topin e Artë për herë të shtatë, ndërsa në mënyrë paradoksale, Robert Lewandowski mori vetëm çmimin e Sulmuesit më të Mirë.

Gazeta shkruan se Lewandowski e dinte tre ditë përpara galasë se do të ishte i dyti pas lojtarit argjentinas. E megjithatë ai u tregua një zotëri i vërtetë, duke marrë pjesë në ceremoni dhe duke u shfaqur si fitues.

BILD shkruan se sulmuesi polak është goditur nga ky vendim. Gazeta e quan një thikë në zemrën e futbollit.

Megjithatë gazeta më e madhe gjermane shkruan se ka një mundësi që Lewandoëwki të marrë çmimin e rëndësishëm, por për vitin 2020. Kujtojmë se Topi i Artë për vitin 2020 nuk u dha për shkak të pandemië.

Kryeredaktori i revistës France Football, që organizon ndarjen e këtij çmimi, Pascal Ferre nuk e ka përjashtuar mundësinë që Leëa të marrë këtë çmim në respekt të historisë së Topit të Artë. Ai vetë tha se ka votuar për sulmuesin polak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco