Juventusi mundi lehtësisht Salernitanën, Verona dhe Cagliari ndahen në 'paqe'

Juventusi mundi lehtësisht Salernitanën, Verona dhe Cagliari ndahen në 'paqe'

22:54, 30/11/2021

Skuadra e Juventusit arriti fitoren e 7-të këtë sezon në Serinë A, pasi triumfoi 2-0 ndaj Salernitanës në transfertë, në ndeshjen e javës së 15-të.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen, teksa në minutën e 15-të patën një rast të madh për të kaluar në avantazh, por krosi i Kechride nuk arriti të kthehej në gol Simy, i cili gjuajti me kokë pranë portës.

Pak minuta më vonë, Juventus arriti të shënonte golin e epërsisë me anë të Paolo Dybala-s në minutën e 21-të, pas një aksioni shumë të bukur dhe asistimit të Kulusevskit. Menjëherë më pas, Zonja e Vjetër shënoi një tjetër gol me Chiellini, por VAR sinjalizoi për pozicion jashtë loje.

Ranieri pati një rast të madh që vendasit të barazonin në minutën e 59-të, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla dhe në minutën e 70-të, ashtu si me golin e parë, goli erdhi në anën tjetër. Këtë herë golin për Zonjën e Vjetër e shënoi Morata.

Deri në fund të ndeshjes, Juventus mund të kishte shënuar edhe një gol, por Dybala humbi një penallti në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, Juventusi u ngjit në vendin e shtatë me 24 pikë, shtatë më pak se Atalanta, e cila është në vendin e katërt.

Në të njëjtën kohë është luajtur ndeshja mes Veronës dhe Cagliarit, por ajo ka përfunduar pa gol.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco