Skandali i transferimeve te Juventusi/ Nën hetim edhe agjentët e futbollistëve

Skandali i transferimeve te Juventusi/ Nën hetim edhe agjentët e futbollistëve

15:12, 29/11/2021

Lajmi që “Guardia di Finanza” mblodhi të gjithë dokumentet e transferimeve të Juventusit shokoi gjithë mediat.

Çështja po hetohet nga autoritetet dhe në mes të vorbullës janë të përfshirë dhe agjentët e lojtarëve.

Sipas prestigjiozes “La Gazzeta dello Sport” dyshohet se agjentët janë paguar për disa operacione fantazmë.

Emrat që figurojnë ndër ta janë dhe agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes për shkak të një marrëveshjeje ekonomike të fshehtë mes lojtarit të tij dhe Juventusit.

Një tjetër agjent me emër është dhe Mino Raiola, i cili përfitoi 10 milionë euro komision nga transferimi i De Ligt tek “Zonja e Vjetër” në vitin 2019. 

Juventusi akuzohet për plusvalenca me transferime fiktive për të rregulluar bilancet.

Priten zhvillime të reja në ditët në vijim, por “Zonja e Vjetër” është e paralajmëruar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco