Ja si e kaloi Neymar kohën pas dëmtimit në fushë, vihet në qendër të polemikave

Ja si e kaloi Neymar kohën pas dëmtimit në fushë, vihet në qendër të polemikave

11:17, 29/11/2021

Për shkak të lëndime në fushë këtë fundjavë në ndeshjen e Paris  Saint-Germain kundër Saint-Étienne, Neymar nuk do të luajë për pjesën tjetër të vitit pasi ndrydhja e këmbës nuk do ta lejojë.

Por ndërsa si në vend që të fokusohet në 'ngritjen dhe ecjen e përpara', Neymar është vendosur sërish në qendër të polemikave në Francë pasi ai në vend të të pushonte, zgjodhi të rrinte gjithë natën zgjuar me disa miq.

Futbollisti dhe bashkëkombësi i tij këngëtari Jottape kanë shpërndarë në rrjete sociale pamje nga takimi ityre në Paris, një mbrëmje që ka zgjatur deri në të gdhirë, sipas kohës kur janë bërë publikimet.

Në foto mund të shihen të dy duke pozuar pranë një tavoline pokeri me disa gota sipër ose duke pirë shisha.

Këto imazhe sollën dhe një herë në vëmëndje stilin e jetës së Neymarit i cili ka bërë bujë në Francë në më shumë se një rast për mënyrën se si ai e kalon kohën e tij të lirë.

" Koha e lirë është një mundësi për t'u çlodhur, për të shijuar. Kjo është diçka që unë kurrë nuk do të heqë dorë ," tha ylli i Psg-së gjatë nnjë interviste kohë më parë.

 Futbollisti më i paguar së bashku me Messin nga skuadra e PSG-së nuk po e shijon fillimin e ëndrrave të sezonit për shkak të dëmtimeve. 

Nëse realizohen parashikimet dhe ai nuk do të luajë përsëri deri në vitin 2022, ai do të ketë humbur 14 ndeshje , një shifër shumë e lartë së cilës duhet t'i shtohet edhe rënia e shifrave të tij këtë sezon, me sa duket për shkak të parregullsisë së shkaktuar nga dëmtimi që nuk e ka lejuar të performojë në nivelin e tij më të lartë.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco