Duka mesazh prekës për vdekjen e ish-portierit të Kombëtares

Duka mesazh prekës për vdekjen e ish-portierit të Kombëtares

13:33, 18/11/2021

Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare ikona e futbollit durrsak dhe shqiptar, Vladimir Ajazi.

Lad Ajazi, siç e njihte rrethi i ngushtë shoqëror, lindi në Kukës por u stacionua për vite me radhë në Durrës.

Ajazi kaloi karrierën e tij si portier i Lokomotivës së Durrësit, ndërsa ishte pjesë e ekipit Kombëtar të Shpresave në vitet 70-të.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka bërë një postim për ndarjen nga jeta të ish-gardianit duke ndarë dhe fjalë prekëse për të ndjerin Ajazi.

Postimi i Armand Dukës

I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim dhe ish-futbollistit të njohur, Vladimir Ajazi. Ish-portieri i Lokomotivës së Durrësit dhe i ekipit kombëtar Shpresa në vitet ’70, ai ishte pjesë e brezi të artë të futbollit durrsak që ka hyrë në histori dhe ka mbetur në memorien kolektive të qytetit bregdetar.

Edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv, Lad Ajazi vazhdoi të jepte kontributin e tij të vyer për futbollin dhe ka punuar si trajner i portierëve në Kombëtare.

Ladi do na mungojë të gjithëve, do i mungojë familjes së tij dhe ne, miqve të tij të panumërt që e donim dhe e vlerësonim për karakterin dhe personalitetin e tij të spikatur. Një burrë serioz e i besës, fjalëpak e korrekt dhe një mik i mirë.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ajazi për këtë humbje. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për Durrësin dhe për futbollin shqiptar. U prehtë në paqe!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco