Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia surprizon Kukësin, skuadrat e Superiores bëjnë detyren

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia surprizon Kukësin, skuadrat e Superiores bëjnë detyren

17:35, 03/11/2021

Ekipet pretendente ia kanë dalë të marrin fitore në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, teksa befasi ka shkaktuar vetëm Egnatia që ka mposhtur Kukësin me rezultatin 3-1. Rrogozhinasit e trajnerit Gugash Magani konfirmohen si një skuadër serioze, teksa përveç kampionatit kanë objektivat e tyre edhe në kompeticionin e dytë për nga rëndësia.

Nga ana tjetër, Kukësi do t’i duhet një sforco për ta kthyer rezultatin në ndeshjen e kthimit. Ndërkohë, Partizani ka mposhtur në transfertë Besëlidhjen me rezultatin 0-1 falë golit të Stenio Zhunior. Theksojmë se për të kuqtë kjo është edhe fitorja e parë në këtë sezon të ri.

Sakaq, Vllaznia ka kaluar pa problem me rezultatin 0-2  Pogradecin, ndërsa Teuta ka fituar po ashtu në transfertë me rezultatin 0-1. Në ndeshjet e tjera, Bylis ka barazuar 1-1 me Skënderbeun, ndërsa Laçi fitoi në transfertë me rezultatin 0-1 ndaj Tomorit.

Rezultatet e ndeshjeve të para të fazës së 1/8-ave:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco