Rekordmeni Lewandowski, statistikat në Champions League eklipsojnë Messin dhe Ronaldon

Rekordmeni Lewandowski, statistikat në Champions League eklipsojnë Messin dhe Ronaldon

17:30, 03/11/2021

Robert Lewandowski ka regjistruar ndeshjen e 100 në Champions League ku arritur të regjistrojë edhe një statistikë impresionuese me 81 gola të shënuar.

Sulmuesi i gjigandëve gjerman, Bayernit festoi në mënyrën më të mirë të mundshme pasi shënoi edhe një hat-tric ndaj Benfikës.

Por më e pabesueshme është sasia e golave në 100 ndeshje statistikë që nuk është arritur nga asnjë lojtar deri tani duke kaluar edhe Messin e Ronaldon.

Lewa ka shënuar 0,81 gola për ndeshje që është më lart se 0,75 e Messit dhe 0,64 e Ronaldos.

Bayern Munich ka kaluar fazën e grupeve skuadra e parë që kualifikohet në Champions League por edhe Lewandowski ka hedhur një hap të sigurt në fitimin e ‘Topit të Artë’ në këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco