Kupa e Shqipërisë/ Në mesjavë luhet turi i dytë, spikat derbi i kryeqytetit

Kupa e Shqipërisë/ Në mesjavë luhet turi i dytë, spikat derbi i kryeqytetit

09:40, 01/11/2021

Të mërkurën e 3 nëntorit rikthehet Kupa e Shqipërisë për të luajtur turin e dytë të saj.

Do të zhvillohen 8 ndeshje, ku spikat derbi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo.

Në orën 14:00 në Grupin A do të zhvillohen këto takime: Korabi-Teuta, Besëlidhja-Partizani dhe Bylis-Skënderbeu.

Ndërsa kryendeshja e ditës, derbi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo do të luhet në orën 16:45 në stadiumin “AIR Albania”.

Në Grupin B të katërt takimet do të luhen në orën 14:00: Pogradeci-Vllaznia, Tomori-Laçi, Egnatia-Kukësi dhe Flamurtari-Kastrioti.

Këto takime janë me sistem vajtje-ardhje dhe ndeshjet e kthimit do të zhvillohen të mërkurën e 17 nëntorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco