Po shkëlqen me Southampton, Chelsea po mendon rikthimin e Brojës në janar

Po shkëlqen me Southampton, Chelsea po mendon rikthimin e Brojës në janar

10:18, 28/10/2021

Chelsea po mendon të ndërpresë huazimin e sulmuesit Armandao Broja te Southampton në janar.

20-vjeçari ka shkëlqyer te Southampton në javët e fundit, duke qenë titullar dhe shënuar ndaj Leeds dhe Burnley-t

Sipas Goal, Chelsea ka vendosur klauzolë në marrëveshjen e Brojës, që kanë të drejtë ta aktivizojnë për të rikthyer në merkaton e janarit.

Blutë e Londrës nuk kanë në dispozicion dy sulmuesit kryesor, Romelu Lukaku dhe Timo Ëerner, të cilët u dëmtuan në fitoren 4-0 ndaj Malmo.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel po mendon ta rikthejë Brojën në ekip, pasi e sheh atë si sulmuesin ideal për të konkurruar me Lukaku-n dhe Ëerner.

Ndërsa, trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl dëshiron ta mbajë shqiptarin në skuadër deri në fund të sezonit, por mund të detyrohet të nisë kërkimet për një zëvendësues në janar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco