U eliminuan nga Kupa e Gjermanisë, flet Salihamidzic: Jam i tronditur

U eliminuan nga Kupa e Gjermanisë, flet Salihamidzic: Jam i tronditur

09:35, 28/10/2021

Bayern mbrëmë pësoi një nga disfatat më të rënda në histori dhe drejtori sportiv i klubit Hasan Salihamidzic u trondit nga ajo që pa në fushë.

Salihamidzic pa nga pankina sesi Borussia Monchengladbach mposhti skuadrën e tij me rezultatin 5:0 në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë.

Pas ndeshjes, drejtori i bavarezëve nuk gjeti fjalët e duhura për të përshkruar humbjen e tetë më të rëndë të Bayernit në histori.

"Jam plotësisht i tronditur. Mendoj se nuk fituam asnjë duel në pjesën e parë... Sjellja e lojtarëve ishte e pashpjegueshme për mua", tha Salihamidzic pas ndeshjes për ARD-në.

"Ishte një 'blackout' kolektiv. Çdo gjë që mund të kishte shkuar edhe më keq," shtoi ai.

Salihamidzic tha gjithashtu se skuadra nuk mund të justifikojë humbjen, për shkak se nuk udhëhiqej nga trajneri Julian Nagelsmann, por edhe nga problemet e dy lojtarëve që e nisën ndeshjen si titullar - Joshua Kimmich, i cili nuk u vaksinua dhe është nën presion të madh, për shkak të kësaj dhe Lucas Hernandez i cili ka probleme ligjore.

"Sigurisht që këto nuk janë histori të bukura, por kjo nuk është justifikim. Në ndeshjen e fundit nuk u reflektua në lojën në fushë, kështu që nuk duhet të jetë tani." theksoi Salihamidzic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco