Man.City  e bën dramë, eliminohet me penallti nga Wast Ham, Liverpool bën detyrën

Man.City e bën dramë, eliminohet me penallti nga Wast Ham, Liverpool bën detyrën

09:24, 28/10/2021

Golat në pjesën e dytë nga Takumi Minamino dhe Divok Origi siguruan biletën e Liverpulit në çerekfinalet e Kupës së Ligës në dëm të Prestonit në “Deepdale”.

Skuadra e Championshipit i hapi jo pak punë formacionit të Jyrgen Klopit. Por sulmuesi japonez, i cili shënoi dy gola në fitoren 3-0 kundër Noruiçit në raundin e mëparshëm, finalizoi saktë një krosim të Neko Uilliamsit, duke i dhënë fund rezistencës së vendësve pas 62 minutash.

Origi, i cili gjithashtu i kishte shënuar “Kanarinave”, realizoi një gol spektakolar me thembër, duke mos e vënë më rezultatin në dyshim 6 minuta nga fundi.

Jyrgen Klop aktivizoi një formacion me shumë ndryshime nga ai që mposhti 5-0 Junajtidin në kampionat të dielën. Por pavarësisht se dominoi zotërimin e topit, ishte Prestoni që pati rastet më të mira në fillim të ndeshjes. “Reds”-at, që janë rekordmenë të këtij kompeticioni me 8 triumfe, po aq sa edhe Mançester Siti, do ta mësojnë rivalin e tyre të ardhshëm në shortin e së shtunës.

LARGOHET SITI – Kampionët në fuqi të Mançester Sitit u përshëndetën me Kupën pasi Uest Hemi i eliminoi pas goditjes së penalltive.

Londinezët rezistuan përballë skuadrës së Pep Guardiolës dhe pas 90 minutave me rezultatin e pandryshuar, djemtë e Dejvid Mojesit ruajtën gjakftohtësinë dhe i shënuan të pesta penalltitë në “London Stadium”.

“Qytetarët” gabuan 11-metërshin e parë, me Fill Fodenin i cili goditi jashtë dhe rezultoi fatal në fund. Kjo është hera e parë që prej vitit 2016 që Siti, që e ka shndërruar këtë trofe të tij në pronë, duke e fituar në katër sezonet e fundit, u eliminua.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco