Si u shkarkua Koeman nga Barcelona: Laporta ia komunikoi vendimin në...

Si u shkarkua Koeman nga Barcelona: Laporta ia komunikoi vendimin në...

09:09, 28/10/2021

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman u shkarkua mbrëmë nga pankina e klubit katalanas pas një sërë rezultatesh negative, teksa vendimi për ta zëvendësuar u mor në avion.

Barcelona pësoi një tjetër humbje mbrëmë dhe është e treta në katër ndeshjet e fundit të kampionatit. Sigurisht që Koeman ka qenë edhe më parë i përfolur për shkarkim nga detyra,  mirëpo presidenti Joan Laporta vendosi që ndeshja në Vallecas të ishte e fundit për ekspertin holandez.

Sipas gazetës katalanase Sport, vendimi për largimin e Koeman-it u mor në avion, në kthim nga ndeshja kundër Rayo-s, ndeshje që u vendos nga sulmuesi me përvojë Radamel Falcao me një gol në minutën e 30-të të ndeshjes.

Laporta ka hipur shumë i inatosur në avion dhe ka marrë vendimin për të zëvendësuar Koeman rreth orës 11.

Koeman është informuar për gjithçka që lidhet me shkarkimin dhe Laporta i ka thënë se nuk do të jetë i pranishëm në stërvitjen e sotme, teksa Sergi Barjuan do të drejtojë seancën e sotme stërvitore.

Megjithatë, eksperti holandez i është dhënë mundësia t'u thotë lamtumirë lojtarëve, sot, në ambientet e klubit.

Kur bëhet fjalë për pasardhësin e tij, Barjuan do të jetë me shumë gjasa në pankinën e Barçës për ndeshjen kundër Alaves ne fundjavë. Megjithatë, ai nuk do të qëndrojë gjatë aty, ndaj favorit i parë për stolin e Barcelonës është Xavi Hernandez, ndërsa në garë janë edhe Marcelo Gallardo, Roberto Martinez, Andrea Pirlo dhe Erik Ten Haag.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco