Ja kush është favoriti për stolin e Barcelonës

Ja kush është favoriti për stolin e Barcelonës

08:42, 28/10/2021

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar favoritin për të marrë stolin e Barcelonës.

Pas humbjes nga Rayo Vallecano, Barcelona e shkarkoi trajnerin Ronald Koeman shkaku i rezultateve të dobëta.

Romano përmes një postimi në “Facebook” konfirmoi se Xavi është pasuesi më favorit për teknikun holandez.

“Xavi është ende duke u konsideruar favoriti për të marrë punën e Barcelonës. Ai do donte të rikthehej siç ka njoftuar më herët. Bordi i Barcelonës kontaktoi Xavin para disa javëve. Ende në pritje për të vazhduar bisedimet.

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ishte në listë gjithashtu”, shkroi ai.

Ditët e ardhshme do jenë vendimtare, ku edhe do mësohet nëse Xavi do e merr stolin e blaugranasve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco