Në gjurmët e gjyshit, nipi i Muhammad Ali shkëlqen në ring

Në gjurmët e gjyshit, nipi i Muhammad Ali shkëlqen në ring

14:55, 25/10/2021

Nico Ali Walsh, nipi i madh i legjendës së boksit Muhammad Ali, vijon paraqitjen e tij të shkëlqyer në ring, si boksier profesionist.

Ai korri suksesin e dytë, duke mposhtur me KO në raundin e tretë James Westley, sfidë e zhvilluar në Atlanta.

Në gusht të këtij viti, Nico triumfoi sërish me KO në raundin e parë, duke e nisur kështu mjaft mirë karrierën e tij.

21-vjeçari po ndjek gjurmët e gjyshit të tij, që konsiderohet si boksieri më i madh në histori dhe në dy sfidat e para nuk ka zhgënjyer me paraqitjen e tij.

Kohët e fundit, Nico Ali Walsh ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “Top Rank Boxing”, e menaxherit të njohur Bob Arum, që dikur ka qenë edhe menaxheri i Muhammad Ali.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco