Solskjaer drejt largimit? Romano jep detaje për të ardhmen e trajnerit

Solskjaer drejt largimit? Romano jep detaje për të ardhmen e trajnerit

14:20, 25/10/2021

Manchester United u mund nga rivali i tyre më i madh, Liverpooli, duke pësuar disfatë 5-0 në “Old Trafford”.

Pas kësaj humbje turpëruese, janë shtuar spekulimet mbi të ardhmen e menaxherit të djajve, Ole Gunnar Solskjaer.

Gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano ka dhënë përditësimet më të reja rreth të ardhmes së Solskjaer.

Romano ka theksuar se nuk ka ndodhur asnjë takim gjatë natës me bordin dhe se ata do të vendosin në orët apo netët në vazhdim.

“Asnjë takim gjatë natës në bordin e Manchester United. Ata do të vendosin në orët ose ditët në vijim për Solskajer", shprehet Romano.

Sipas Romanos spekulimet se Conte po e konsideronte të marrë punën e United janë të pavërteta ,akoma nuk ka bisedime zyrtare nga ana e klubit.

Kujtojmë që Manchester United është pa fitore në katër ndeshjet e fundit në Premier Ligë, duke pësuar tri humbje e barazuar një tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco