Merr fund seria e fitoreve të Napoli, ngec me Romën në ‘Olimpiko’

Merr fund seria e fitoreve të Napoli, ngec me Romën në ‘Olimpiko’

20:29, 24/10/2021

Pas 8 fitoreve radhazi në kampionat, vjen ndalesa e parë e Napolit në Serie A.

Skuadra e Luçiano Spaletit kishte qenë e pagabueshme në start, duke arritur të merrte e vetme kreun e renditjes, por sot ajo ka bërë ndalesën e parë, duke barazuar në transfertë 0-0 ndaj Romës.

Në një ndeshje shumë të luftuar në “Olimpiko”, skuadrat shpesh kanë anuluar njëra-tjetrën, edhe pse ishte Napoli kryesisht në sulm, në kërkim të golit të avantazhit.

Në pjesën e dytë ishte dy herë Osimhen që krijoi raste duke parë sferën të ndalej fillimisht në shtyllë e më pas në traversë, ndërsa Pelegrini e Mançini nga ana tjetër gabuan përballë Ospina.

Ndaj ndeshja u mbyll me një barazim pa gola, që mban gjithsesi Napolin në vend të parë, por tashmë me pikë të barabarta me Milanin, ndërsa Roma sheh përsëri veten për momentin në katërshen e skuadrave më të mira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco