I dha fitoren Teutës, flet Kallaku: Arritëm të ringrihemi sërish pas humbjes me Tiranën, dëshira ime është...

I dha fitoren Teutës, flet Kallaku: Arritëm të ringrihemi sërish pas humbjes me Tiranën, dëshira ime është...

16:54, 23/10/2021

Sherif Kallaku gjeti golin e parë sezonal me Teutën, pasi shënoi nga pika e penalltisë përballë Egnatias, ndërsa pas ndeshjes ai foli edhe për shkaqet e që rikthyen në Durrës dhe rendimentin e tij.

“ Kisha 5 ndeshje pa shënuar, përveçse golit jam i lumtur sepse pas një humbjeje ndaj Tiranës arritëm të ringrihemi përsëri.  E dinim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe u munduam të mbajmë larg rrezikun. Ishte një fitore shumë e vuajtur dhe jemi edhe më të kënaqur që morëm tre pikët në këtë transfertë.

Te Teuta nuk erdha për mungesë hapësirash, por për të luajtur në Europë, ku nuk patëm fat, pasi u eliminuam nga Shamrock. Nuk kam qenë shumë mirë, pasi edhe këtë javë jam stërvitur shumë pak për shkak të temperaturës, por po punoj shumë që të rigjej formën më të mirë.

Dëshira ime është ta lë Teutën në vendet e para dhe më pas të shohim në janar. Unë nuk mendoj për janarin, por të përmirësohem gjithmonë, për të ngritur rendimentin dhe për të dhënë më të mirën për Teutën”, tha ndër të tjera Kallaku për Super Sport.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco