VIDEO/ Nuk përmbahen më, yjet e Los Angeles Lakers përleshen mes njëri-tjetrit

VIDEO/ Nuk përmbahen më, yjet e Los Angeles Lakers përleshen mes njëri-tjetrit

13:31, 23/10/2021

Los Angeles Lakers mbrëmë pësoi një tjetër humbje pasi u mposht me rezultat 105-115 nga Phoenix Suns.

Mirëpo, ajo që ra më shumë në sy për vendasit ishte një ‘përleshje’ e vogël midis dy bashkëlojtarëve Anthony Davis e Dwight Howard.

Gjatë një time-out në çerekun e dytë Davis iu ofrua Hoëardit duke nisur zënkën për arsye të panjohura, por gjithçka përfundoi shpejtë pas ndërhyrjes së bashkëlojtarëve që reaguan shpejtë për t’i ndarë.

Pas ndeshjes të dy basketbollistët kanë thënë se kjo kacafytje ishte diçka e momentit pasi nuk ka asnjë problem serioz mes tyre.

“Ne thjesht patëm një mosmarrëveshje për diçka tjetër në parket. Ne të dy jemi shumë të pasionuar për të fituar. Ne nuk donim ta humbnim këtë lojë”.

“Ne nuk kemi asnjë problem me njëri-tjetrin. Unë nuk dua që askush të përpiqet ta bëjë këtë një problem mes meje dhe AD. Unë nuk jam duke u përpjekur të krijoj një problem me ekipin”.

“Ky është vëllai im, ai është shoku im i skuadrës. Kështu i thashë: “Unë do të jem gjithmonë këtu për ty pa marrë parasysh çfarë. Unë gjithmonë do të luftoj për ty dhe do të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar këtë ekip të fitojë.” Ai tha të njëjtën gjë. Jemi mirë”, tha Howard pas ndeshjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco