VIDEO/ Kaos sërish në Francë, tifozët ndërpresin ndeshjen e Ligue 1

VIDEO/ Kaos sërish në Francë, tifozët ndërpresin ndeshjen e Ligue 1

21:43, 22/10/2021

Nuk kanë të ndalur incidentet në kampionatin francez të futbollit. Në ndeshjen midis Saint-Etienne dhe Angers në kuadër të javës së 11-të në Ligue 1, disa fishekzjarre u hodhën në fushë nga mbështetësit e Saint-Etienne kur skuadrat hynë në fushë. Policia hyri në  fushë, ndërsa lojtarët u rikthyen në dhomat e zhveshjes dhe sfida u shty.

Incidentet vijnë për shkak të nisjes së dobët të sezonit të Saint-Etienne (pa fitore në 10 javët para). Është Claude Puel ai që mund të jetë arsyeja për këtë situatë të vështirë, udhëheqësit e Saint-Etienne menduan “divorcin” me të, ndërsa  mbështetësit i dhanë  "24 orë për të dhënë dorëheqjen" .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco