U dëmtua gjatë stërvitjes, futbollisti pret ambulancën për më shumë se gjashtë orë

U dëmtua gjatë stërvitjes, futbollisti pret ambulancën për më shumë se gjashtë orë

19:58, 22/10/2021

Lorcan McGleenon, futbollist i ekipit të Northern Quarter nga Manchester, priti një ambulancë për më shumë se gjashtë orë pasi dëmtoi gjurin në stërvitjen e ekipit të tij.

McGleenon u rrëzua keq në fushë dhe për pasojë  zhvendosi gjurin gjatë stërvitjes së të mërkurës, pas së cilës shoku i skuadrës thirri një ambulancë rreth orës 21:10, ndërsa një tjetër mbajti këmbën të dëmtuar, por asnjëri prej tyre nuk mund ta merrte me mend se ndihma do të vinte në orën 03:20 të mëngjesit.

Duke qenë se stërvitja u ndërpre, tre shokë të skuadrës pritën me 25-vjeçarin. Megjithatë, pas trupi u ftohi dhe me ndihmën mjekësore që po vonohej, Locarn filloi të ndjejë dhimbje. Shokët e skuadrës përdorën një kosh plehrash për të mbështetur këmbën e tij dhe e mbuluan me xhaketa në përpjekje për ta mbajtur sa më të ngrohtë. Por me kalimin e orëve, dhimbja u bë e padurueshme për lojtarin e dëmtuar.

Në mënyrë që ai të mos humbte vetëdijen, shokët e skuadrës i blenë një shishe uiski dhe më pas porositën 100 kofsha pule dhe katër cheeseburger.

Kuptohet se Lorcan u bë i dëshpëruar me kalimin e orëve dhe dhimbja shtohej. Situata u përkeqësua më tej kur filloi një rrebesh shiu, pas së cilës  u detyruan të fshiheshin nën një çadër.

McGleenon u dëmtua në anën e kundërt nga hyrja e fushës, kështu që nuk kishte asnjë mënyrë për ta lëvizur pa rrezikun e përkeqësimit.

Djemtë telefonuan disa herë gjatë natës ndihmën e shpejtë, duke i thënë  se gjendja e Lorcan dhe kushtet e motit po përkeqësoheshin, por çdo herë u thuhej se ambulanca ishte rrugës. Kur atyre iu tha në njërën prej telefonatave se mund të prisnin deri në shtatë orë, të gjithë qeshën, duke menduar se ishte një shaka.

Më në fund, pas më shumë se gjashtë orësh, ambulanca mbërriti.

Një zëdhënës i Ambulancës North West tha për LADbible:

"Shërbimi i ambulancës është shumë i zënë për momentin dhe për fat të keq disa pacientë presin më gjatë sesa do të donim. Ne e kuptojmë që, por fillimisht duhet t'i japim përparësi pacientëve më në rrezik për jetën dhe të dëmtuarve rëndë. I urojmë gjithë të mirat dhe shpresojmë që zotit McGleenon  të shërohet shpejt. Nëse dëshiron të shqyrtojë më tej këtë incident, e ftojmë të kontaktojë ekipin tonë të sigurisë së pacientëve", tha Ambulanca North West.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco