Incidentet në ndeshjen Shqipëri-Poloni, FIFA merr vendimin

Incidentet në ndeshjen Shqipëri-Poloni, FIFA merr vendimin

19:41, 22/10/2021

Ndeshja e Shqipërisë kundër Polonisë në stadiumin 'Air Albania' e vlefshme për eliminatoret e botërorit 'Katar 2022' u shoqërua me incidente nga ana e tifozëve shqiptarë në momentin e pësimit të golit nga skuadra polake.

Në momentin e festimit tifozët hedhën shishe në drejtim të lojtarëve të Polonisë duke sjellë edhe pezullimin për një kohë të shkurtër të ndeshjes nga arbitri .

FIFA në lidhje me këtë ka marrë një vendim ku e detyron Kombëtaren të paguajë një gjobë prej 150 mijë frangash dhe një ndeshjen e fundit pa tifozë

NJOFTIMI I FSHF-së –

“Federata Shqiptare e Futbollit është njohur mbrëmjen e sotme me vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më datë 12 tetor 2021 në Air Albania Stadium.

Vendimi i sotëm ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve.

FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare.

Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara.”

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco