Po kalojnë një periudhë të errët, Koeman mban shpresat gjallë për ndeshjen e Champions

Po kalojnë një periudhë të errët, Koeman mban shpresat gjallë për ndeshjen e Champions

14:19, 19/10/2021

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës ndaj Dynamo Kyiv.

Katalanasit kanë humbur dy ndeshjet e para në këtë grup, andaj i duhet me patjetër pikët e plota në mënyrë që të mbesin në garë për t’u kualifikuar tutje.

Koeman në konferencë për shtyp e vlerësoi këtë përballje si vendimtare, derisa zbuloi edhe se Barcelona është pranë për të rinovuar me Ansu Fatin.

Vitin e kaluar luajtëm ndaj Dinamos dhe tani janë skuadër më e mirë se vitin e kaluar. E dimë saktësisht çfarë duhet të presim. Është e vërtet që rrezikojmë të ardhmen tonë në Ligën e Kampionëve. Pasi humbëm dy ndeshje duhet të fitojmë dhe nuk ka opsion tjetër”.

Është plotësisht ndeshje vendimtare.

“Ju duhet të shkoni në çdo ndeshje të përgatitur mirë. Ne e analizojmë kundërshtarin dhe vendosim skuadrën më të mirë të mundshme duke ditur situatën e lojtarëve. Kemi mungesë të Eric dhe të tjerët janë gati për të fituar”u shpreh Koeman.

Ndërkohë, për marrëveshjen për rinovimin me Ansu Fatin, trajneri u shpreh:

“Është e vërtet që jemi afër. Është lajm shumë i rëndësishëm. Është lojtar i ri me shumë kualitet. Është një ndër lojtarët që do jetë e ardhmja e klubit”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Përballja mes Barcelonës dhe Dynamo Kiev zhvillohet nesër me fillim nga 18:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco