Mane godet organizatorët e Topit të Artë: Turp, e papranueshme

Mane godet organizatorët e Topit të Artë: Turp, e papranueshme

13:01, 13/10/2021

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane ka kritikuar vendimin e France Football për të lënë një yll afrikan jashtë listës së kandidatëve për 30 Topa të Artë të 2021.

Numri 10 i Reds, i cili ishte në brigjet e Afrikës së Jugut të martën pasi kualifikimi i Senegalit në Kupën e Botës 2022 kundër Namibisë u transferua në Stadiumin Orlando të Johanesburgut, tani e ka përshkruar lënin jashtë të portierit të Chelsea, Edouard Mendy për Topin e Art të këtij viti si "të papranueshëm".

Mendy ka fituar Ligën e Kampionëve UEFA, Super Kupën UEFA, si dhe çmimin UEFA Portieri i Vitit për meshkuj në vitin 2021. Megjithatë, kjo në dukje nuk ishte e mjaftueshme për t'i dhënë atij një nominim për Topin e Artë,.

"Unë nuk e kuptoj, këto janë gjëra për të ardhur keq."

Kalidou Koulibaly gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij për vendimin, duke pretenduar se portieri i ish Rennes, i cili mbajti portën e paprekur  në 12 ndeshje të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, meritonte të ishte dominuar .

"Është një turp i vërtetë që Edou nuk është njëri prej tyre. Ai është portieri i parë afrikan që fiton Ligën e Kampionëve," tha mbrojtësi i Napolit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco