Pas Newcastel, sheikët tentojnë të blejnë edhe klubin e Interit

Pas Newcastel, sheikët tentojnë të blejnë edhe klubin e Interit

11:45, 13/10/2021

Sipas mediave në Itali, sheikët e Arabisë Saudite duan të blejnë klubin e Inter Milanit, derisa edhe Marseille konsiderohet si alternativë.

Inter është në probleme financiare, prandaj është opsion real shitja e mundshme në të ardhmen e afërt.

Tifozët e Newcastle janë të emocionuar për ndryshimet e mëdha, ngaqë pritet të bëhen investime të ‘çmendura’ për vitet e ardhshme.

Në rast që arrihet marrëveshja për blerjen e Interit, atëherë lojtarët që transferohen do kenë me të lehtë, mund të luajnë për klubin tjetër nëse nuk përshtaten në njërin kampionat.

Raportet italiane shtojnë se sheikët janë gati të ofrojnë plotë 1 miliardë euro për “Neurazzurët”.

Manchester City ka kontrollin e klubeve si New York City, Maelbourne City dhe Girona, pra ndoshta edhe Newcastle dhe Inter do ndërtohen të tilla.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco